Aksident në aksin Elbasan-Peqin, një vajzë niset me urgjencë drejt spitalit
Lajmifundit
/
1 Shkurt 2023, 16:00
Aktualitet
Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, ku dy mjete janë përplasur mes tyre.
Paraprakisht një vajzë mësohet se ka mbetur e lënduar e për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka normalizuar trafikun dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.