Aksident me 6 të plagosur në Berat, mjetet përfundojnë të shkatërruara

Aktualitet

Aksident me 6 të plagosur në Berat, mjetet përfundojnë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj, ndërkohë që gjendja e të plagosurve që udhëtonin në dy mjete të ndryshme është e rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

ME TE LEXUARAT