Afganët në Shëngjin ende larg Amerikës, 2 mln € borxh resortit që i strehoi

Aktualitet

Afganët në Shëngjin ende larg Amerikës, 2 mln € borxh

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin.

Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë. Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan.

“Unë jam Mohamed dhe jam një komedian nga Afganistani. Kam punuar në disa emisione në televizionin kombëtar të Afganistanit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kur talebanët sulmuan Afganistanin në gusht, ne po filmonin disa shfaqje dhe shumë nga kolegët e mi ishin të dëshpëruar, sepse u përhap lajmi që talebanët po sulmonin. Në ditët në vijim ata vranë gazetarë dhe komedianë.

Situata ishte e frikshme dhe unë munda të largohesha vetëm 2 muaj më vonë. Tani jam i sigurt në Shqipëri”, thotë Mohamed.

Nga Shëngjini përmes një kanali në youtube, po mundohet të fitojë mjaftueshëm për të mbajtur familjen.

“Jam këtu me familjen time dhe po presim të largohemi nga Shqipëria. Tani po punoj në youtube dhe po u tregoj njerëzve atje çfarë bëj këtu.

Jetën time të përditshme. Në fakt, unë jam i mërzitur dhe është e vështirë ti bëj të tjerët të qeshin kur nuk je në formë por po provoj më të mirën”, shprehet ai.

Arash prej 15 vitesh punon si reporter në Afganistan. Situata atje nuk është aspak e mirë, ndërsa këtu ndihen të sigurt. Një pjesë e familjes së tij ndodhet në Afganistan.

ME TE LEXUARAT