Aeroporti i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

Aktualitet

Aeroporti i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku.

Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aeroporti i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

 

Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group, është kthyer në një qendër rajonale prej destinacioneve të shumta, zgjerimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

ME TE LEXUARAT