A keni bërë plane? Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Aktualitet

A keni bërë plane? Njihuni me parashikimin e motit për ditën

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm për ditën e sotme. Sipas Meteoalb, vranësirat e dendura do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar reshje shiu në zonat e ulëta dhe të gjithë zonën malore; herë pas here priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 29°C vlera maksimale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT