A do të marrin shpërblim efektivët? Flet Met Rrumbullaku: Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë

Aktualitet

A do të marrin shpërblim efektivët? Flet Met Rrumbullaku: Punimet

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim.

I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.

"Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët.

Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin," tha Rrumbullaku.

 

ME TE LEXUARAT