A do ketë pika të hapura në terren? Zbulohet se si do të funksionojnë bastet në Shqipëri
Ministrja e Financave Delina Ibrahima,j në një prononcim për mediat ka folur për vendimet e marra nga qeveria ditën e sotme si dhe për rishikimin e ligjit të basteve.
Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare
Ibrahimaj u shpreh se është duke u rishikuar ligji i basteve, por theksoi se do të zhvillohen vetëm online dhe s e në territorin e Shqipërisë nuk do të këtë asnjë pikë fizike të hapur.
“Çështja e basteve është diskutuar gjerësisht. Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve online.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është e rëndësishme për ta theksuar se nuk do të ketë asnjë ike të basteve të hapur në territor. Ashtu siç ndodh në gjithë botën, këto baste do të zhvillohen online.
Aktualisht njerëzit do të luajnë online në portale të ndryshme, nuk është një fakt që nuk ndodh.
Por ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë ligj dhe për ta mbrojtur nga keqdashësit”, tha Ibrahimaj.