42 vjeçari nga Bilishti gjendet nga kalimtarët i rrahur keq në rrugët e Tiranës

Aktualitet

42 vjeçari nga Bilishti gjendet nga kalimtarët i rrahur keq në

Një 42 vjeçar nga Bilishti është gjetur i rrahur keq në rrugët e Tiranës, nga kalimtarët e rastit. Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi me inicialet R.K është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet kanë nisur.

Këtë të hënë, rreth orës 06:35 ky shtetas është gjetur nga kalimtarët e rastit në rrugën "Sokrat Miho", i shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Tiranës.

ME TE LEXUARAT