Katër raste të reja me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Aktualitet

Katër raste të reja me COVID në vend, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë deklaron se gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me covid19 4 persona, gjithashtu nuk ka patur asnjë humbje jetë.

Gjithsej janë kryer 2771 testime dhe janë shëruar 7 qytetarë. Rastet aktivë me Covid mbeten 124 pacientë, nga të cilët 7 po marrin trajtim në spital.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës


Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257

Raste pozitive 132,488

Raste të shëruara 129,910

Raste Aktive 124

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42

Tiranë 35

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 8

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Dibër 3

Korçë 2

Kukës 2

Fier 1

 

ME TE LEXUARAT