4 dëshmi kontradiktore/ Klevis Alla u ballafaqua me Dumanin, kush është i ashtuquajturi “Çapaçuli”

Aktualitet

4 dëshmi kontradiktore/ Klevis Alla u ballafaqua me Dumanin, kush

Zbulohen 4 dëshmitë e plota të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Klevis Alla, të dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku bie në sy fakti që ka detaje kontradiktore me njëra-tjetrën.

Ai jep detaje sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Durrës. Por dëshmia e Allës nuk përputhet as me të Dumanit, ndaj të dy janë ballafaquar në SPAK.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” se në 3 nga 4 rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje shton se jo vetëm që ka qenë në dijeni për planin e vrasjes, por edghe ka marrë pjesë vetë në ekzekutime. Sipas tij, në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Megjithatë thekson se vetë ka pasur rolin e shoferit, e se nuk ka shtënë, duke shtuar se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”.

Po ashtu, edhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci.

Por ngrihet dyshimi që dëshminë e tij ai e dha para se të arrestohej, kur e kishte takuar Nuredin Dumanin dhe ishte instruktuar prej tij.

Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla ka ndryshuar versionin e tij, duke përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por bie në sy fakti që ka "harruar" se me ta ka qenë edhe Henrik Hoxhaj. Në dëshminë më të fundit,  “Çapaçulu” tha se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Megjithatë dëshmia e tij lë hapësirë për dyshime pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj tregojnë se në këtë periudhë kur kanë ndodhur katër vrasjet, ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit. Ndërsa Klevis Alla i ka bërë bashkë në një makinë, kur ata donin që të vrisnin njëri-tjetrin.

Duke marrë parasysh kontradiktat e shumta, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se ai e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël./GazetaShqip

ME TE LEXUARAT