3 miliardë euro shtesë! Scholz bllokon paketën gjermane të ndihmës për Ukrainën

Aktualitet

3 miliardë euro shtesë! Scholz bllokon paketën gjermane të

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bllokuar propozimin për një paketë shtesë ndihme prej 3 miliardë eurosh për Ukrainën.

Plani, siç shkruan Der Spiegel, është prezantuar nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock nga Partia e Gjelbert dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nga socialdemokratët e vetë Scholzit.

Qëllimi i propozimit ishte t`i sigurohen Ukrainës sisteme kyçe armësh, përfshirë tre bateri shtesë të mbrojtjes ajrore Iris-T, dhe më shumë municion artilerie. Dy ministritë e kanë justifikuar kërkesën me përkeqësimin e situatës ushtarake të Ukrainës, shoqëruar edhe nga dyshimet mbi vijimësinë e mbështetjes së SHBA-së pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Baerbock dhe Pistorius e përshkruan propozimin si një sinjal jetik të mbështetjes së palëkundur të Gjermanisë. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, Scholz nuk e lëkund në kundërshtinë e tij. Kancelari argumentoi se alokimet ekzistuese të ndihmës ushtarake – 4 miliardë euro për vitin 2025, së bashku me fondet e siguruara nga një hua prej 50 miliardë dollarësh e G7 dhe financuar nga asetet e ngrira ruse –duhet të konsiderohen si mëse të mjaftueshme.

Ai shprehu shqetësimin se në këtë mënyrë, mund t`i lërë qeverisë së ardhshme barrën e një detyrimi të tepruar financiar. E duket se faktori politik ka luajtur gjithashtu një rol në këtë vendim, pasi kreu i SPD-së thuhet se i frikësohet një largimi të votuesve me dërgesa shtesë armësh në Ukrainë, në mesin e një sezoni të nxehtë fushate zgjedhore.

 

ME TE LEXUARAT