23 vite në sistemin e drejtësisë, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës (emri)

Aktualitet

23 vite në sistemin e drejtësisë, KPK konfirmon në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten më 12 maj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ.

Ai u dha përgjigje pyetjeve të Komisionit dhe vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me gjetjet për dy denoncime nga publiku.

Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Prej një viti ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Apelit Durrës./Reporter.al

 

ME TE LEXUARAT