17-vjeçarja i jep fund jetës në mënyrë tragjike në Roskovec, var veten

Aktualitet

17-vjeçarja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Roskovec, ku një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Suk. Autoritetet policore bëjnë me dije se adoleshentja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Policia raporton se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihet motivi që e shtyu adoleshenten drejt këtij akti ekstrem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT