16-vjeçari që ndërroi jetë në spital, djali i kryetarit të njësisë Administrative të Sukthit (Foto)

Aktualitet

16-vjeçari që ndërroi jetë në spital, djali i

16-vjeçari që mbeti i vdekur disa orë pas aksidentit në Sukth, mësohet se është djali i njësisë administrative të Sukthit Rrapo Osmani.

Viktima, Flavio Osmani drejtonte makinën tip “Renault” , ku u përplas me një mjet tip “Benz” rreth orës 18:00 në zonën e Sukthit. I mituri u dërgua në spital, ku atje nuk arriti të shpëtonte duke humbur jetën.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga drejtuesi i Benz-it, Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT