SPAK firmos 15 urdher-arerste për incenaratorin e Tiranës

Aktualitet

SPAK firmos 15 urdher-arerste për incenaratorin e Tiranës

SPAK ka firmosur 15 urdhër-arreste këtë të premte për aferën e inceneratorit të Tiranës, mes të cilëve ka edhe drejtorë të bashkise së Tiranës.

Teksa mbahej Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, gazetari deklaroi në rrjetet sociale se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar të viheshin në pranga disa zyrtarë të bashkisë apo ish-zyrtarë të qeverisë, të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Tashmë në pranga janë vënë 4 persona dhe pritet që në orët në vijim të vihen edhe persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhër-arrest ka edhe për Taulant Tushen, drejtorin e Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, si dhe për disa drejtorë të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.

ME TE LEXUARAT