114-vjeçarja nuk merrte pension, drejtoresha e DRSSH në Berat: Bëmë verifikimin dhe...

Aktualitet

114-vjeçarja nuk merrte pension, drejtoresha e DRSSH në Berat:

Pak ditë më parë, u bë publik rasti i nënë Qamile Marrës, 114 vjeç, familjarët e së cilës thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë me pretendimin se i ka kaluar mosha.

Drejtoresha e DRSSH në Berat, Engjëllushe Llane ka sqaruar për mediat, rastin në fjalë. Ajo tha se për personat mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe më pas edhe kontakti fizik.

Llane shtoi se në media është dizinformuar kjo çështje, pasi siç shpjegon ajo, pasi djali i të moshuarës ka sjell dokumenta që e ëma jeton, dhe pasi u bë verifikimi fizik, ëshë gjeneruar pensioni i saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qarku i Beratit mbi 38 mijë pensionstë. Instituti i Sigurimeve bën pagesën e pensionistëve dhe verifikmet dhe saktësimet konform bazës ligjore dhe  përmes kontrolleve.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën verifikin e të gjithë pensionistëve mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe kontaktimi fizik që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Kjo sepse këta autorizojnë persona të afërm për tërheqjen e pensionit.

Në lidhje me rastin e zonjës, pensionistes 114 vjeçare, duhet tu informoj për dizinformimin që është bërë në disa media, sikur zonja Qamile nuk ka tërhequr pensionin ose për shkak të moshës nuk i është afruar mundëia e pagëses që nuk janë të verteta.

Më datë 25 janar djali i saj ka sjell dokumenta që nëna e saj jeton , pasi bëmë edhe ne verifikimin prezent, më datë 26 gjeneruam pensionin e nënë Qamiles, dhe po në këtë datë u kemi bërë një telefonatë. Më datë 27 agjenti ka cuar pagën përfituese të pensionit“, deklaroi Llane.

Kujtojmë se ishin familjarët e 114-vjeçares ato të cilët thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë.

Nusja e 114-vjeçares tregoi për gazetarët se vjehrra e saj nuk e kishte marrë pensionin sepse u kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për të vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

ME TE LEXUARAT