Eksploziv pallatit, ja kush ishte vajza objektiv i shpërthimit dje në Elbasan, doli në dëshminë e Dumanit

Aktualitet

Eksploziv pallatit, ja kush ishte vajza objektiv i shpërthimit dje në

Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.

Nikolli, se bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi nje video diten e djeshme shkruan joq.

Nikolli në video përmend Nuredin Dumanin dhe i bente thirrje që ta 'mbante' dashnoren e tij, duke thenë se kishte probleme serioze me të.

Por kush është Xhovana?
Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen per jetën e saj luksoze.

Ndërsa i dashuri i sa Amarildo Nikolli (Xhanej) përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti kur ai ndoshta ka qenë vetëm 10 vjeç.

Nga deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.

ME TE LEXUARAT