Plumba në drejtim të fëmijëve në Shkodër/ 49-vjeçari kishte shënjestër një të mitur, zbulohet shkaku
Është zbardhur ngjarja e një nate më parë në Shkodër, ku një 49-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh të moshave 13-15 vjeç.
Mësohet se 49-vjeçari i identifikuar si Agron Mahmuti (Mehmeti), pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagjja “Qemal Stafa”, ka goditur me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar.
Ky i fundit ishte edhe shënjestra e autorit, i cili qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi të miturin.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në vendin e ngjarjes u gjet 1 gëzhojë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit./GazetaShqip