Biznesmeni Bujar Nasufi u vra tek Pallati me Shigjeta autorët me maska e motor, gjen 6 gëzhoja
Detaje te reja jne zbardhur nga policia ne lidhje me vrasjen e shtetasit Bujar Nasufi ne Tirane. Ai kishte aktivitet biznesi bashke me te vellain pasi kishin ne pronesi nje mobileri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.
Biznesmeni u qëllua me armë zjarri të llojit pistoletë, me gjashtë plumba. Autori dyshohet se e ka monitoruar dhe e ka qëlluar sapo ka ndaluar pranë banesës dhe biznesit të tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia ka sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.
Rreth dy ore pas vrasjes se 56 vjecarit Bujar Nasufi ne Tirane, policia ka perfunduar kqyrjen e automjetit te tij tip Benz dhe ka realizuar levizjen e tij me ane te nje karroatreci te forcave te rendit.
Mesohet se makina eshte levizur nga vendi i ngjarjes drejt drejtorise se Policise se kryeqytetit ku diten e neserme, do ti behej nje kqyrje e dyte per prova te mundshme ne lidhje me ekzekutimin.
Viktima Bujar Nasufi, eshte qelluar 6 here me arme duke marre plage ne pjesen e siperme te trupit dhe ka mbetur i vdekur brenda automjetit.
Autoret me maska dhe me motor u larguan drejt Selites. Viktima bashke me te vellain, sipas policise, kishin nje aktiviteti biznesi ne mobileri prane zones ku ndodhi ngjarja.
Sipas policise, dyshohet se 56-vjecari Bujar Nasufi eshte vrare teksa po shkonte ne banesen e tij.
Gjashte gezhoja arme zjarri jane gjetur nga policia ne vendin ku ndodhi vrasja e 56 vjecarit Bujar Nasufi ne Tirane mbremjen e te dieles.
Autoret e krimit te ndodhur tek Pallati me Shigjeta ne Tirane, sipas deshmitareve dhe polciise, kane qene me maska.
Burime policore, thane se vendi ku ka ndodhur ngjarja ndodhet prane baneses se 56 vjecarit Nasufi i cili mesa duket eshte ndjekur nga autoret deri prane shtepise ku ka ndodhur edhe ekzekutimi i tij brenda automjetit.
Vrasja e Bujar Nasufit tek Pallati me Shigjeta, dëshmitarët: Autorët me motor, ikën drejt Selitës!
Detaje te reja jane zbardhur per vrasjen e 56-vjecarit Bujar Nasufi ne Tirane mbremjen e se dieles.
Deshmitaret ne vendin e ngjarjes i kane thene policise se viktima u qellua kur ndodhej brenda automjetit te tij nga disa persona qe u afruan me motor.
Sipas deshmive te mbledhura nga policia, dyshohet se pas ekzekutimit te Bujar Nasufi-t, autoret kane levizur ne largim nga vendi i ngjarjes duke ikur ne drejtim te Selites me motorin qe kane perdorur ne vrasje.
Vrasje tek Pallati me Shigjeta në Tiranë, qëllohet me armë Bujar Nasufi
Bujar Nasufi, 56 vjec, eshte vrare mbremjen e sotme ne Tirane.
Lajmi u be me dije nga policia e kryeqytetit e cila theksoi se behet fjale per nje atentat me te shtena drejt makines se viktimes.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur grupet e policise qe kane nisur hetimet per krimin e rende.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.