Vaksina nuk do na shpëtojë, mjeku anglez: Covid-19 do zgjasë edhe disa dimra

Bota
Vaksina nuk do na shpëtojë, mjeku anglez: Covid-19 do zgjasë edhe

Zyrtari kryesor mjekësor në Britaninë e Madhe, Chris Whity deklaroi se duhet të mësohemi me Covid-19, pasi nuk do të largohet edhe për disa dimra të ardhshëm. Mediat e huaja shkruajnë se deklarata e zyrtarit u bë në një deklaratë për shtyp, ku tha se vaksina nuk do të na shpëtojë nga armiku i padukshëm.

“Kjo është diçka që duhet ta shohim për një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, ka të ngjarë të jetë një problem veçanërisht gjatë dimrit për disa vite të ardhshme,” tha Whitty.

Ai tha gjithashtu se sëmundjet e tjera të rrugëve respiratore, për të cilat ka vaksina, ende shkaktojnë një numër të konsiderueshëm vdekjesh çdo vit dhe kështu do të veprojë edhe Covid-19, sipas tij.

“Kam frikë, për të ardhmen e parashikueshme, koronavirusi do të shtohet në atë listë të gjërave që ata që janë të prekshëm, edhe përkundër vaksinimit, mund të jenë në rrezik,” tha ai.

“Ne vaksinojmë kundër gripit, vaksinojmë kundër pneumonisë pneumokoksike dhe akoma ka raste dhe ka vdekje,” shtoi Whitty.

ME TE LEXUARAT