"Testi me telefon zbulon Covid-19", studiuesit francezë prezantojnë menyrën e lehtë nga shtëpia

Bota
"Testi me telefon zbulon Covid-19", studiuesit francezë

Shpresat për kthimin e jetës në normalitet janë varur tek vaksina kundër COVID-19 por edhe tek testimi dhe identifikimi i rasteve të reja.

Disa studiues francezë kanë zbuluar një menyrë të lehtë të zbulimit nëse një person ka ose jo koronavirus.

Testi, që ende nuk është miratuar, bëhet nga vetë pacientët në kushte shtëpie me një pajisje të vogël dhe një telefon. Rezultati merret brenda pak minutash.

Studiues francezë po përdorin grimca të vogla të antitrupve të nxjerra nga kafshë si deve dhe lama, për prodhimin e një testi që ata thonë se mund të zbulojë me shpejtësi dhe saktësi nëse dikush është prekur nga COVID-19.

Që nga marsi po mundohemi të krijojmë një pajisje të përshtatshme që mund të përdoret në shtëpi që ndihmon në zbulimin nëse jeni pozitiv ose negativ për COVID”, thotë Sabine Szunerits nga Universiteti i Lilës.

Testi i quajtur CorDial-1, ende nuk është miratuar për përdorim, por provat fillestare me 300 mostra treguan 90 % saktësi krahasuar me testin ekzistues të Covidit, që për momentin është metoda më e besueshme për identifikimin e virusit.

Ky test ofron rezultatin brenda 10 minutash dhe sipas ekipit që e krijoi atë mund të bëhet jashtë laboratorit ndryshe nga testi ekzistues që kërkon orë të tëra dhe kushte laboratorike.

ME TE LEXUARAT