Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, policia në vendngjarje
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2021, 15:13
Aktualitet

Të shtëna me breshëri automatiku janë dëgjuar pak minuta më parë në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës. Ende nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar në njerëz.
Policia po kreh zonën për të kapur autorët, ndërkohë që ende asnjë person i lënduar nuk është paraqitur në spital.
Banorë të zonës, thanë për Report Tv se u ndjenë shumë të frikësuar në ato momente.
'U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi.'- tha banorja.
Lajmi në përditësim...