Solli në jetë foshnjen tek Sanatoriumi, 22-vjeçarja në gjendje të rëndë nga COVID

Aktualitet
Solli në jetë foshnjen tek Sanatoriumi, 22-vjeçarja në

Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Fshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila, po ashtu ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.

ME TE LEXUARAT