"Shumë njerëz duan ta blejnë"/ E pabesueshme, kapet në det peshkaqeni me 'fytyrë njeriu'

Bota
"Shumë njerëz duan ta blejnë"/ E pabesueshme, kapet

Nga të gjitha krijesat e mrekullueshme dhe të çuditshme që mund të ndeshemi në det, një peshkaqen me 'fytyrë njeriu' është gjëja e fundit ajo që na bie ndërmend.

Por, një peshkatar në brigjet e Indonezisë mbeti i hutuar kur hasi pikërisht një gjë të tillë.

Këlyshi peshkaqen u kaq nga Abdullah Nuren, 48 vjeç, në ujërat pranë Rote Ndao në provincën Lindore Nusa Tengara.

Peshkatari fillimisht kishte kapur aksidentalisht një peshkaqen të rritur në rrjetën e tij tw hapur nw det por kur ai hapi barkun, tre këlyshë ishin brenda.

Njëri prej tyre kishte një pamje të qartë 'njerëzore', me dy sy të mëdhenj të rrumbullakët nën hundën e tij.

"Fillimisht gjeta një peshkaqen nënë të kapur në rrjetën e peshkarexhave.

Të nesërmen ndava barkun e peshkaqenit nënë dhe gjeta tre këlyshë në stomak. Dy ishin si nëna dhe kjo dukej sikur kishte një fytyrë njerëzor, "- shpjegoi Nuren

Nuren e dërgoi peshkaqenin te familja e tij. Ai tha se fqinjët kanë ofruar të blejnë peshkaqenin prej tij, por ka refuzuar. "Shtëpia ime ka qenë e mbushur me njerëz që duan të shohin peshkaqenin," tha ai.

“Shumë njerëz duan ta blejnë atë, por unë do ta ruaj në vend të kësaj. Mendoj se do të më sjellë fat ". -u shpreh ai./Daily mail.

ME TE LEXUARAT