Shtohen akuzat për ish- drejtorin e Teatrit Kombëtar në Greqi: I zgjidhte mirë fëmijët

Bota
Shtohen akuzat për ish- drejtorin e Teatrit Kombëtar në Greqi: I

Rëndohet situata e ish- drejtori të Teatrit Kombëtar të Greqisë, i cili u akuzua një ditë më parë për përdhunim dhe ngacmim seksual nnë skenën e arteve të vendit.

Dimitris Lignadis, do të mbahet në paraburgim deri në pranimin e fajit të mërkurën, i ka hedhur poshtë ashpër akuzat. Mbrojtja tij shprehet se Lignadis i mohon akuzat.

Më herët gjatë këtij muaji, Lignadis dha dorëheqjen si drejtuesi i teatrit kombëtar, pas një “klime toksike thashethemesh dhe rrjedhje informacioni” që qarkullonin rreth emrit të tij. Akuzat e fundit janë nga dy të rinj, që tashmë janë në të njëzetat.

Raportohet se Dimitris Lignadis gjithmonë kishte një rreth specifik të fëmijëve përreth tij , të cilët thuhet se ai i përdorte dhe i drejtonte edhe në marrëdhëniet që kishin me njëri-tjetrin.

“Kishte metodën e afrimit, tërheqjes, pushtimit. Faza e manipulimit rekreativ e ndiqte. Këta janë fëmijë që nuk kishin formuar karakterin e tyre, nuk ishin ekuilibruar në mjedisin e tyre shoqëror dhe familjar. Faza e tretë dhe e fundit ishte ajo e abuzimit fizik. Është një model veprimi që vjen nga shumica e fëmijëve me të cilët kam biseduar “, tha avokati i një prej viktimave.

Ai tregon po ashtu se i akuzuari kishte një instinkt të fortë se i zgjidhte viktimat e tij dhe vendoste si do të sillej me secilën prej tyre.

“Motivi i veprimit të tij kishte tipare të përbashkëta: Ishte magjepsja e teatrit, publiciteti që ai kishte, premtimet që do të bësh një karrierë të shkëlqyer me mua, dashuria e tij e shprehur, admirimi për personat e moshës 14-15 vjeç. Fëmijët kishin humbur aftësinë për të dalluar, nëse ishte e drejtë dhe e pranueshme të kishin një nivel të caktuar marrëdhënieje me personin që ishte shumë më i madh në moshë se ata. Ai i përdori ato dhe i drejtoi ata edhe në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Po flasim për një rreth fëmijësh që ai vazhdimisht i kishte pranë. Ai drejtoi jo vetëm në teatër, por edhe ata që iu afruan. Ai dha role specifike në jetën e tyre. Kam dëgjuar raste të fëmijëve që donin të bënin vetëvrasje. Procesi gjyqësor që kam ngritur përfshin edhe emrat e fëmijëve të tjerë,” tregon më tej avokati.

ME TE LEXUARAT