Shkatërrohet grupi i drogës në Milano, shqiptarët dhe italianët importonin kokainë dhe marijuanë në gjithë Italinë

Bota
Shkatërrohet grupi i drogës në Milano, shqiptarët dhe

Dy organizata të kriminale të ndryshme janë shkatërruar nga policia e Milanos. Si fillim bëhet fjalë për një grup trafikantësh. Mësohet se pjestarët e grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, ishin italianë dhe shqiptarë. Sipas mediave vendase, grupet importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë më pas në rajone të ndryshme të Italisë.

Hetimet e Anti- Drogës në Milano të koordinuar me Shërbimin Operacionale Qendror dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare arritën të godisnin organizatat në fjalë, ndërsa në Milano u sekuestrua një kompani, tre skuterë, dy motoçikleta nëntë vetura dhe pasuri të patundshme.

ME TE LEXUARAT