Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Mariana Sheganin

Aktualitet
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Mariana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Mariana Shegani.

Gjyqtarja e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Sehgani (Dedi) u përball në seancën dëgjimorë publike me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pak ditë më parë. Trupi gjykues i KPK-së përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Gjatë relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, Bekteshi vuri në pah se Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

ME TE LEXUARAT