Sherr mes dy familjeve në Durrës, plagosen me armë zjarri nënë e bir
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2021, 20:22
Aktualitet

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, të qytetit të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur nënë e bir, të cilët janë transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Ende nuk dihet identiteti i tyre.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt mes dy familjeve.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250