Policia e Durrësit vë në pranga 3 shtetas, akuzohen për vepra të ndryshme

Aktualitet
Policia e Durrësit vë në pranga 3 shtetas, akuzohen për

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas ditën e sotme dhe një tjetër është në kërkim. Policia njofton se një 30-vjeçar nga Fushë- Kruja ka rënë në pranga, i akuzuar për Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit".

Shtetasi i dytë është 38- vjeçari nga Tirana, i arrestuar në flagrancë në Krujë, pasi në gjendje të dehur po drejtonte makinën.

Në pranga ka rënë edhe një 57 vjeçar banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Lifan", është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

ME TE LEXUARAT