Përplasi me motorr të moshuarën dhe u largua, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Aktualitet
Përplasi me motorr të moshuarën dhe u largua, arrestohet

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT