Parandalo debatet, psikologët tregojnë se çfarë nuk duhet ti thuash kurrë partnerit tuaj

Soft
Parandalo debatet, psikologët tregojnë se çfarë nuk duhet

Debatet në çift janë normale, por përkeqësimi i tyre që e çon situatën deri në ndarje, ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohet situate, duke u treguar të cektë. Jo vetëm, krenaria dhe inati gjithashtu shkatërrojnë një lidhje, duke e bërë një marrëdhënie shumë të vështirë për tu mbajtur.

Lidhur me këtë situatë kanë reaguar psikologët, duke dhënë disa këshilla sesi nuk duhet të silleni gjatë një debate.

Psikologët thonë se kurrë nuk duhet ti thuash partnerit se po reagon tepër. Dëgjojë se çfarë ka për të thënë.

Nëse partneri juaj po merr kohën për të të shpjeguar çfarë ndjen, duke e zgjatur muhabetin, mos i thuaj “thjesht thuaje”, sepse secili nga ne ka nevojë për kohë.

Asnjëherë mos e thoni fjalën e fundit të parën. Pavarësisht se gjërat mund të jenë shumë keq, dashuria duhet të triumfojë dhe duhet të luftoni, ndaj mos i thoni kurrë që ‘më mirë të ndahemi.’

Kur jeni duke folur, mos i thuaj partnerit që “ti nuk di asgjë”, kjo është shumë toksike dhe aspak pozitive. “Je çmendur” është një tjetër fjalë që duhet të zhduket nga fjalori iu një çifti.  Kurrë mos i ndrydhni emocionet. Nëse ndjen të thuash diçka, thuaje. Mos e bëj të madhe, tregohu e qetë, trajtoje situatën mirë, por kurrë mos thuaj “është në rregull”, kjo është shumë më keq për të dy.

Më e keqja e të keqëve është fjala “më ke zhgënjyer”. Kjo është një frazë që nuk ka më kthim pas. Mund ti kërkosh falje, por është diçka që të ka lënduar dhe do qëndrojë gjithmonë aty.

ME TE LEXUARAT