Pamje të rënda/ “Zoti do t’ju dënojë”, policët torturojnë të dënuarit në burgjet ruse

Bota
Pamje të rënda/ “Zoti do t’ju dënojë”,

Mediat ruse kanë publikuar video të reja ku shihet se si të dënuarit në burgun Yaroslavl torturohen nga policia.

“Këto video të neveritshme, të cilat po publikojmë sot, mund të jenë një arsye shtesë për hetuesit dhe gjykatën, që të mendojnë për shkallën e përgjegjësive të udhëheqjes së burgjeve të Rusisë”, shkruan gazeta ruse “Novaya”.

Regjistrimet e këtyre skenave, të cilat janë postuar me shënimin se ato janë për moshat 18+, janë bërë në 2016 dhe një i burgosur thuhet se vdiq disa ditë pas torturave në spitalin e qytetit të Rybinsk.

Në video shihet se si i burgosuri Andrei Ivanov rrihet barbarisht, sapo zyrtarët e burgut e vendosën atë në një tavolinë. Para se të fillojë tortura ndaj tij, i burgosuri u drejtohet zyrtarëve të burgut dhe u thotë atyre “Zoti do t’ju dënojë”. Sipas tij, ai ishte rrahur sepse kishte luftuar me robërit e tij sepse Kurani, i cili është i shenjtë për myslimanët, u hodh në dysheme.

{"videoid":"1614103214849","type":50,"ratio":0.75}

ME TE LEXUARAT