Operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, ja kush është shqiptari i arrestuar
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2021, 10:45
Aktualitet

Detaje të reja mësohen nga operacioni kundër trafikut të drogës në Milano. Burime bëjnë me dije se Rosman Sulo është shqiptari i arrestuar ditën e sotme në Fier.
Mësohet se Sulo në bazë të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane kishte rolin e bashkëpunëtorit, për sigurimin e transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë.
Nga ky operacion u goditën dy organizata të ndryshme kriminale të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë me tej në rajone të ndryshme të Italisë.