"O Pfizer ose vdisni nga virusi", Rama replika me qytetarët: Vaksinat nuk janë zarzavate nëpër tezga

Politikë

Vaksina anti-COVID është kthyer në ‘mollë sherri’ mes kryeministrit Edi Rama dhe ndjekësve të tij në rrjete sociale.

Një prej ndjekësve të tij ka ironizuar vendimin e qeverisë për të marrë vetëm doza nga kompania Pfizer, gjë që ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të qeverisë.

Teksa një komentues i thotë se Rama ka vendosur ose vaksinën Pfizer, ose qytetarët të vdesin, Kryeministri i është përgjigjur: “Ku e degjove ti kete apo ti hyn tek ata qe kujtojne se vaksinat jane si zarzavate neper tezga dhe jam une qe dua vetem molle jo dardha e qershia! Informohu mire, degjo, lexo, kupto dhe mos fol pa lidhje!”

Ndërsa një tjetër qytetare, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për vaksinimin e personaliteteve, duke shtuar se çdo prind është personalitet për fëmijët e tyre.

Ndërsa Rama ia kthen: “Po pse kush po ben dallim apo s’e ke marre vesh akoma qe ka nisur vaksinimi per mbi 80 vjecaret dhe ata per te cilet flet jane thjesht rreth 20-30 te moshuar mbi 80 vjeç!”

ME TE LEXUARAT