Nuk pranoi të bëjë vaksinën, pushohet kamarierja në SHBA

Soft
Nuk pranoi të bëjë vaksinën, pushohet kamarierja në

Të mos pranosh të bësh vaksinën në SHBA, të kushton punën. U regjistrua rasti i parë në shtetin e fjalës së lirë, ku një kamariere nuk ka pranuar të bëjë vaksinën anti- Covid. Mediat e huaja shkruajnë se Bonnie i shkruan mesazh shefit të saj për vendimin që ka marrë, ndërsa ai është përgjigjur se është e detyrueshme dhe më pas e ka pushuar nga puna.

Kamarierja duket se ka pasur një arsye shumë të fortë për të mos u vaksinuar. Ajo tregon se po përpiqet që të ketë një fëmijë.

“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”- u shpreh kamerierja Bonnie.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.

“Sapo Neë York  lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë”, tha pronari i lokalit Billy Durney.

ME TE LEXUARAT