Nis puna për mbikalimin pranë Saukut, ARRSH njofton si do të bëhet devijimi i trafikut

Aktualitet
Nis puna për mbikalimin pranë Saukut, ARRSH njofton si do të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për mbikalimin e TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij. ARSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar.

“Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.

Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7 Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut”, njofton ARRSh.

ME TE LEXUARAT