Në 7 ditë 1600 mjekë të vaksinuar në Shkodër,Lezhë dhe Kukës

Aktualitet
Në 7 ditë 1600 mjekë të vaksinuar në

Mbi 1600 persona kanë marre vaksinën brenda 7 ditëve të para të fushatës se vaksinimit që është shtrirë edhe në Shkodër.

Mosha e tretë e shtëpive të të moshuarve shtetërore dhe private, bluzat e bardha dhe personeli i spitaleve rajonale të Shkodrës, Lezhës dhe spitalet bashkiake e kanë kryer ketë proces ndërsa tani po vaksinohen mjeket dhe infermieret e qendrave shëndetësore.

Faza e parë e vaksinimit të bluzave të bardha të qarqeve Shkodër, Lezhe dhe Kukës është drejt fundit.

Momentalisht po punohet edhe për përfundimin e listave të të moshuarve që janë hartuar në bashkëpunim me qendrat shëndetësore të çdo njësie vendore dhe në ditët në vijim pritet të nisë vaksinimi i tyre.

ME TE LEXUARAT