“Mrekulli që vajza ime jeton” flet nëna e vajzës greke, u sulmua nga ish i dashuri shqiptar

Aktualitet

“Mrekulli që vajza ime jeton” flet nëna e vajzës

“E quajmë një mrekulli që vajza ime jeton”. Keshtu është shprehur nëna e 21 vjeçares Georgia Kaltsouni e cila u sulmua nga ish i dashuri i saj shqiptar në Torino. Ngjarja ndodhi të dielën e 21 shkurtit dhe tashmë shqiptari është në pranga. Nëna e vajzës për median greke ka treguar se vajza nesër pritet të dalë nga terapia intensive ndërsa i ishte nënshtruar një operacioni që ka zgjatur mbi 6 orë.

“Vajza ka marrë pesë goditje me thikë në gjoks, qafë dhe bark. Është një mrekulli që vajza ime jeton. Falë Zotit ajo është mirë tani, i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër”.

Gruaja ka treguar se vajza do të qëndrojë në repartin e terapisë intensive edhe nesër.

“Unë dua të udhëtoj të jem pranë saj, por fatkeqësisht nuk mundem për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kushtet nuk më lejojnë të jem në krah të saj. Për fat të mirë, motra e saj po të mos ishte ajo, unë do të isha çmendur nga ankthi”, ka deklaruar ajo. Sipas mediave italiane 27 vjeçari nuk kishte pranuar ndarjen madje e kishte kërcënuar dhe në rrjetet sociale, shkruan prothotema, citon ora.

ME TE LEXUARAT