Mjeku Alimehmeti publikon rezultatet: Ja çfarë ndodh nëse vaksinohet një person që ka kaluar Covid

Aktualitet
Mjeku Alimehmeti publikon rezultatet: Ja çfarë ndodh nëse

Çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë personat që kanë kaluar infeksionin dhe duan të bëjnë vaksinën, në Shqipëri dhe në botë.

Mjeku Ilir Alimehmeti publikon rezultatet e “titrit të antitrupave” që janë zhvilluar nga Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, New York (SHBA) përmes një studimi të botuar më 1 Shkurt 2021.

Nga kjo ka dalë se ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Kurse, marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

Shkrimi i plotë:

E vërteta nuk kthehet në më pak të vërtetë vetëm sepse askush nuk e ndjek atë.” Cit.: Dr. Abhijit Naskar

Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19!

Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim.

Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, New York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

– Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës:

? 68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe

? 41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.

Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.

? Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.

– Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):

1- Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen:

përpara vaksinimit: AUC = 1

? 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439

? 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037

? 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037

? 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075

? Pas dozës së dytë: AUC = 1.399

2- Te personat që e kishin kaluar sëmundjen:

përpara vaksinimit: AUC = 91

? 5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.208

? 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783

? 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927

? 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661

? 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263

? Pas dozës së dytë: AUC = 22.509

– Pra e thënë shkurt:

1- Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

2- Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

– Figura B: Efektet anësore të vaksinave:

? Të gjitha efektet anësore ishin të lehta.

? Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen.

– Efektet anësore përfshinin:

? dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit,

? lodhje,

? dhembje koke,

? ndjenjë ethesh,

? dhembje muskujsh,

? temperaturë, dhe

? dhembje të artikulacioneve.

– Autorët dalin në përfundimin se:

1- Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen:

? nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave,

? do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe

? do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.

ME TE LEXUARAT