Manastirliu jep njoftimin: Të moshuarit do të njoftohen nga mjeku i familjes për radhën e vaksinimit

Aktualitet
Manastirliu jep njoftimin: Të moshuarit do të njoftohen nga mjeku i

Të moshuarit 80 vjeç e lart që kanë radhën për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ndarja mes tyre do të bëhet edhe sipas sëmundshmërisë.

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmunshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80 vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik.”

Ministrja Manastirliu deklaroi se deri tani janë vaksinuar 5.612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Gjithashtu janë vaksinuar 461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

ME TE LEXUARAT