Kryeministri Draghi aprovon dekretin, Italia e kufizuar deri me datë 27 mars

Bota
Kryeministri Draghi aprovon dekretin, Italia e kufizuar deri me datë 27

Italia do të kufizohet deri me datë 27 mars në kuadër të parandalimit të Covid-19. Lajmi u bë me dije nga mediat italiane, ku shkruajnë se kryeministri Mario Dragi dhe kabineti i tij aprovuan një dekret për të vijuar me kufizimin e lëvizjeve.

Lëvizja në të gjithë territorin e Italisë do të kufizohet deri me datë 27 Mars dhe nuk do të lejohet spostimi i njerëzve midis rajoneve. Ky dekret është aprovuar përpara skadimit të dekretit të mëparshëm, I cili do të zgjaste deri me datë 25 Shkurt.

Qytetarët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, arsye shëndetësore apo emergjenca të tjera. Edhe pse numri i rasteve ditore në Itali, ka rënë në më pak se 15 mijë, nga 40 mijë që ishte në mesin e muajit Nëntor, numri I të infektuarve po rritet sërish, edhe për shkak të variantit britanik të Covid me nivel transmetueshmerie më të lartë.

Aktualisht, në Itali është në fuqi një shtetrrethim nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit dhe një ndarje e zonave sipas nivelit të përhapjes së virusit. Sipas vendimit të ri, në zonën e kuqe ku bëjnë pjesë rajonet më të prekura, si ai i Lombardisë, nuk do të lejohen më vizitat në shtëpitë e të afërmeve dhe miqve.

Ndërkaq, vijon procesi i vaksinimit, shifrat zyrtare të qeverisë raportojnë se deri të hënën mbi 3 milionë e gjysmë persona kanë marrë dozën e parë dhe mbi 1 milionë e 300 mijë të dytën. Vaksina është aplikuar te bluzat e bardha dhe personeli i spitaleve, tek forcat e ushtrisë dhe mësuesit dhe personeli në shkolla.

 

 

ME TE LEXUARAT