Kryemadhi takim 90 minuta me Bashën në selinë e PD, çfarë u vendos

Politikë
Kryemadhi takim 90 minuta me Bashën në selinë e PD,

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim 90 minutësh në selinë blu, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në këtë takim është diskutuar për rekomandimin e hapave të opozitës drejt zgjedhjeve.

LSI do të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.

Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.

ME TE LEXUARAT