Kokainë drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe kriminale në Milano, të arrestuar edhe në Shqipëri

Aktualitet
Kokainë drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe kriminale në

Autoritetet policore italiane të qytetit të Milanos, në bashkëpunim me Departamentitn e Antimafias së Milanos, kanë ekzekutar mëngjesin e sotëm një megaoperacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale me aktivitet në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Grupet kriminale përbëheshin nga shtetas shqiptarë e italianë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane.

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Milanos e 2 persona janë arrestuar në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet e Policisë shqiptare.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 kompani, 2 ndërtesa, 3 scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta.

Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese.

ME TE LEXUARAT