“Kemi tre vite bashkë, por ai nuk e lë gruan e tij për mua”, e reja kërkon ndihmë nga psikologia

Soft
“Kemi tre vite bashkë, por ai nuk e lë gruan e tij për

Një tjetër histori anonime ka bërë “namin”, online, postuar nga rubrika “Deidre” në “The Sun”. Bëhet fjalë për një vajzë e cila është e dashuruar dhe e lidhur me një burrë të martuar. "Ai më ka thënë se do ndahet nga bashkëshortja por se ka bërë", i shkruan ajo psikologës.

“I dashuri im më thotë që të duroj sepse do jemi bashkë. U bë tre vite dhe unë vazhdoj të jem dashnorja e tij”, rrëfen ajo.

E reja tregon se e gjithë kjo nisi pasi u nda nga i dashuri alkolist dhe kisha nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje. Ajo rrëfen se asëkohe punonte për të dhe kështu ai tradhtoi gruan.

“Ai është 42- vjeç dhe shumë i  kujdesshëm. Ai më ka qëndruar pranë kur u ndava nga i dashuri dhe më lejoi që të qëndroja në apartamentin e tij që nuk jeton njeri, derisa unë gjeta një vend tjetër për të jetuar. Një natë ai më bleu ushqime dhe mi solli. Unë nisa të qaj, ndihesha shumë keq. Ai më përqafoi dhe u puthëm. Ishte shumë natyrale, e pamenduar. Kryem marrëdhënie seksuale. Ishte e gabuar por edhe e drejtë”, rrëfen ajo, ndërsa shton se i dashuri i saj gjatë asaj kohë kishte debate me gruan e tij dhe ishte i vendosur për tu ndarë.

“Ata flenë në dhoma të ndara, por ajo ka probleme mendore dhe ai ka shumë frikë të ndahet nga ajo. Ai më premton se do jemi bashkë, por kohët kalojnë dhe premtimet mbesin vetëm fjalë”, përfundon ajo.

Psikologia shprehet se duhet ti japë ultimatum dhe ti bëj të ditur se marrëdhëniet të përkohshme nuk janë në planin e saj dhe se do diçka serioze.

“Gruaja e tij duhet të shkojë në terapi që të kalojë problemin e martesës së dështuar. Ose ai të marrë vendimin ose ndahu nga ai. Jepi kohë një muaj, nëse ai nuk merr një vendim, pranoje që ai nuk do të ndryshojë kurrë. Ti meriton më shumë”, shkruan psikologia.

ME TE LEXUARAT