Kapet droge ne Lazarat, policia arreston 26-vjecarin

Aktualitet
Kapet droge ne Lazarat, policia arreston 26-vjecarin

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT