Infektohet me Covid-19 zyrtari meksikan

Bota
Infektohet me Covid-19 zyrtari meksikan

Zëvendës Ministri meksikan i Shëndetësisë Hugo Lopez Gatell njofton se është infektuar me Covid-19. Gatell ishte zyrtari që jepte lajmet për situatën me Covid-19, ndërsa njofton se pavarësisht se testi ka dalë pozitiv, ai do të punojë nga shtëpia.

Ai e bëri lajmin publik pëmes një postimi në Twitter, ku tregon se ka nisur me shqetësime që të premten, por që asgjë nuk është serioze.

Sipas Gatell, testi antigjeni për sëmundjen kishte rezultuar pozitiv, por ai ishte ende duke pritur për rezultatin e një prove molekulare, ose PCR.

Ndërkohë Meksika ka raportuar 2,030,491 raste zyrtare të COVID-19 në vend dhe gjithsej 178,965 vdekje. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shifrat reale janë dukshëm më të larta se kaq.

ME TE LEXUARAT