I riu u vaksinua ndaj COVID para të moshuarve, reagon Urgjenca Kombëtare

Aktualitet
I riu u vaksinua ndaj COVID para të moshuarve, reagon Urgjenca

Urgjenca Kombetare eshte perpjekur te mbrohet diten e sotme pasi nje punonjes i saj ne moshe krejt te re eshte perfshire ne listen e personave qe eshte vaksinuar nga COVID para shume e shume te moshuarve ne vend.

Ne fakt radha e vaksinimit eshte kthyer ne nje debat te madh ne vend pasi kryeministri Edi Rama u imponoi se fundi autoriteteve ne liste te personazheve te perzgjedhur qe iu nenshtruan injeksionit anti-COVID kete fundjave qe kaloi.

Reagimi i plotë:

U vaksinua shoferi i autoambulancës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjeksore sqaron rastin: Janë njësoj të rrezikuar

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtioj institucioni.

Duke informuar se të gjithë shoferët e institucionit në periudhë pandemie kanë kaluar në shërbim me autoambulancë për rastet me covid19, QKUM ka sqaruar se vaksinimi I shoferëve që janë aq të ekzpozuar ndaj virusit të rrezikshëm, në përballje direkte me pacientë me COVID, është domosdoshmëri.

Reagimi i plotë i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore:

PSE DUHEN GODITUR INSTITUCIONET KU PUNOHET!

Puna e personelit mjekësor dhe mbështetës të QKUM ka një vit që është përqëndruar te shërbimi ndaj pacientëve me Covid-19. Dua të sjell në vëmendjen e qytetarëve, se fjala “shofer” e redukton tej mase punën e jashtëzakonshme që këta persona kanë bërë në një vit pandemi. Ata janë dhënës të ndihmës që kanë qenë njësoj të angazhuar si mjekët dhe infermierët e Urgjencës Kombëtare. Të gjithë shoferët e Urgjencës Kombëtare, në këtë periudhë pandemie janë në shërbim me autoambulancat për shkak të emergjencës së situatës.

1. Çdo ditë trajtohen dhe asistohen 24/24 orë pacientë me COVID, të cilët meren në banesë dhe dërgohen në spital.

2. Çdo ditë transportohen dhe asistohen të gjithë pacientët që dalin nga spitalet Covid dhe dërgohen në banesë.

3. Çdo ditë transportohen dhe asistohen pacientët kritikë me Covid-19 nga spitalet në aeroport, kur çdo qytetar ka vendosur të kurohet jashtë shtetit.

4. Çdo ditë trajtiohen dhe transportohen pacientë kritikë nga banesa në aeroport kur qytetarët kanë vendosur të kurohen jashtë shtetit.

5. Çdo ditë transportojnë dhe asistojnë pacientët që vijnë në aeroport nga shtetet ku janë trajtuar dhe i çojnë drejt spitaleve ose në banesë.

6. Çdo ditë kryhen transferimet midis spitaleve Covid 1,2,3,4 nga ky personel mjekësor dhe mbështetës.

Sot ishte radha e institucionit të QKUM-së të bënte vaksinën.

Nga personeli i përbërë nga 26 mjekë, 36 infermierë dhe 18 shoferë. Total 80.

Nga këta kanë bërë vaksinën sot 12 mjekë, 13 infermierë dhe 10 shoferë. Në total 35 persona.

Pjesa tjetër e personelit ose është e sëmurë duke kaluar sëmundjen në forma të ndryshme, ose e ka kaluar para pak kohësh dhe nuk mund ta bëjnë vaksinën.

Siguroj qytetarët se çdonjëri prej të vaksinuarve nga Urgjenca Kombëtare sot, duhej të vaksinohej. Mbrojtja e jetës së tyre do të thotë mbrojtje e jetës së qindra e mijëra pacientëve.

Është detyrë e shtetit, është detyrim i institucionit që unë drejtoj, të garantojë jetën e këtij personeli të vijës së parë.

Vlerësojeni Ju të nderuar qytetarë nëse kemi vepruar gabim duke i vaksinuar!

Kujtoj se një nga shoferat e ambulancave të urgjencës gjatë pandemisë humbi jetën!

Bashkëngjitur lista e personelit të QKUM i vaksinuar te stadiumi

ME TE LEXUARAT