Hapja e Britanisë, shkencëtarët paralajmërojnë Johnson: Ky vendim mund të shkaktojë vdekje masive

Bota
Hapja e Britanisë, shkencëtarët paralajmërojnë Johnson:

Plani i kryeministrit Boris Johnson për të liruar masat gjatë pashkëve, ka alarmuar shkencëtarët, duke i bërë thirrje kryeministrit. Ata janë shprehur se ky vendim do të shkaktonte vdekje massive, duke sjellë një valë të 4 në vend.

Plani i Johnson ishte që të hapë pub-et, restorantet në natyrë për festën e Pashkëve, por plani u shty me datën 12 prill, pasi ky vendim u kritikua shumë

Ndërkohë, për vendimin e marrë, mediat vendase shkruajnë se kjo gjë mund të vrasë të paktën 30, 000 vdekje, ose ndoshta 91 mijë.

Shkencëtarët në reagimin e tyre shtojnë se vendimi për hapjen e bizneseve në fundjavën e Pashkëve mund të cconte në 55,000 viktima.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri publikoi planin e tij ku hap shkollat me 8 mars, do të lejojë takimet mes dy familjeve.

Ndërkohë që bizneset si , dyqane, parukieritë dhe pub-et do jenë të mbyllura deri më 12 Prill, gjithashtu edhe palestrat.

Deri më 17, udhëtimet ndërkombëtare nuk lejohen, minimum kjo masë do të qëndrojë deri më 21 qershor.

 

ME TE LEXUARAT