Flet nëna e 21-vjeçares që u sulmua nga shqiptari: Tentoi ta qëllonte në zemër, ai është i sëmurë mendor

Aktualitet
Flet nëna e 21-vjeçares që u sulmua nga shqiptari: Tentoi ta

Një 27-vjeçar shqiptar qëlloi me thikë ish-të dashurën e tij greke Georgia Kaltsouni, e cila shpëtoi mrekullisht.

Nëna e studentes 21-vjeçare ka folur për mediat greke, ku ka treguar edhe marrëdhënien e shqiptarit Jetmir Kurtsmajlaj me vajzën e saj.

Studentja greke në Itali i shpëtoi rrezikut kur u godit me thikë në qafë, gjoks dhe bark në një parkim pranë stacionit të metrosë Torino.

Aktualisht nëna e saj jeton në Greqi, por afër 21-vjeçares po qëndron motra e saj dhe pritet që ditën e nesërme të dalë nga spitali.

“Ajo ka marrë pesë thika në gjoks, qafë dhe bark me një thikë kuzhine. Vajza ime e vogël jeton falë një mrekullie. Falë Zotit ajo është mirë tani, ajo i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar.

Ai u përpoq ta godiste në zemër dhe e shtyu fëmijën tim me gjithë forcën që i kishte mbetur në atë moment. Siç mësoj nga vajza ime tjetër e cila po studion gjithashtu atje, ajo do të qëndrojë edhe një ditë në njësinë e kujdesit intensiv dhe ata do ta nxjerrin nesër.

Unë dua të udhëtoj të jem pranë saj, por fatkeqësisht nuk mundem për shkak të koronavirusit. Kushtet nuk më lejojnë të jem në krah të saj. Për fat të mirë, motra e saj është atje dhe unë mësoj gjithçka, po të mos ishte ajo, unë do të isha çmendur nga ankthi",- tha nëna e 21-vjeçares.

Për lidhjen e vajzës së saj me 27-vjeçarin shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj, ajo tha se e vetmja gjë që dinte ishte se ishin miq.

"Gjithçka që dija për të ishte se ata ishin miq, asgjë më shumë. Kështu më tha vajza im. Ky njeri ishte i sëmurë mendor. Nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur. Ne po jetojmë një makth.

Ai kishte disa probleme me punën e tij, u pushua nga puna dhe i shkoi në mendje se vajza ime ishte fajtore. Pastaj vajza ime mori ndihmë nga një psikolog sepse ai i dërgonte vazhdimisht mesazhe kërcënuese dhe ajo ishte e frikësuar.

Psikologu e këshilloi atë të qëndronte larg këtij burri sepse ai ishte i rrezikshëm dhe kishte probleme psikologjike.

Vajza ime informoi policinë dhe ata i thanë asaj se mund të ngrinte një padi kundër tij.

Për të mos i përshkallëzuar çështjet me të, ajo u përpoq ta qetësonte dhe pas ditësh ata caktuan një takim në një vend publik në mënyrë që ajo mund të kërkonte ndihmë, nëse ai e lëndonte atë.

Akoma nuk mund ta besoj se si vajza ime i shpëtoi kthetrave të tij",- përfundoi nëna e studentes greke.

Edhe motra e 21-vjeçares ka dhënë versionin e saj për ngjarjen.

"Ajo më tha në një mesazh se ishte me të, duke zbuluar adresën. Në orën 5 pasdite ajo tha se gjithçka ishte në rregull dhe do të më telefononte më vonë.

Pasdite vonë, policia erdhi në shtëpinë time dhe më tha që motra ime ishte plagosur rëndë në spital. Nuk e kam parë kurrë autorin e krimit, nuk e di se si janë takuar.

Sidoqoftë, unë e di që ai ishte bërë i rrezikshëm, tmerrësisht i rrezikshëm.

Ai e kërcënoi atë në Instagram, i shkroi asaj se do ta lëndonte dhe do ta vriste. Në fakt, ai e kishte lokalizuar ish-të dashurin dhe gjyshen e motrës time në Greqi dhe i kishte kërcënuar.

Unë i thashë që ta denonconte në polici, sepse dikush si ai nuk mund të ishte i lirë. Dukej se ajo ishte e bindur, por pastaj nuk e bëri",- tha motra e studentes.

ME TE LEXUARAT