"Donte të më infektonte me HIV-in", plagosi ish-të dashurën, shqiptari rrëfehet duke qarë para policisë

Aktualitet
"Donte të më infektonte me HIV-in", plagosi ish-të

Jetmir Kurtsmajlaj, 27 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar për tentativë vrasje pasi sulmoi me thikë ish të dashurën në Itali ka qarë për tre orë me radhë teksa rrëfente ngjarjen.

“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja”, përsëriti mes lotëve Jetmir Kurtsmajlaj. I riu akuzohet se ka goditur me thikë vajzën 21-vjeçare, me origjinë greke, me të cilën kishte pasur marrëdhënie për disa muaj. Georgia Kaltsouni aktualisht ndodhet ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Ai pretendoi për një komplot nga një mik dhe vajza për ta infektuar atë me HIV, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë nga raportet e para të karabinierëve, raportojnë mediat italiane.

“Unë doja ta dënoja atë për këtë, absolutisht asnjë xhelozi nuk ka të bëjë me të”, specifikoi Kurtsmajlaj.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari nuk mund të pranonte ndarjen nga 21 vjeçarja edhe pse lidhja mes tyre kishte zgjatur vetëm disa muaj. I mbingarkuar nga zemërimi ai nisi me mesazhe kërcënuese ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale, ku i shkruante: “Do të të vras”.

Vajza, tejet e frikësuar nuk e gjeti guximin ta denonconte dhe vendosi ta menaxhonte vetë të gjithë këtë situatë të krijuar, duke shpresuar që herët a vonë ai do të qetësohej dhe kërcënimet do të merrnin fund.

Në datën 16 shkurt ajo vendosi të takojë Jetmirin në një apartament në San Salavrio të Torinës. Jetmiri e zuri pritë duke e kapur nga pas dhe duke e kërcënuar me një shiringë të mbushur me helm në qafë. Georgia arriti t’i shpëtonte dhe të dilte nga shtëpia para se të ishte tepër vonë.

Për këtë sulm, Kurtsmajlaj nuk dha asnjë shpjegim, përkundrazi mohoi që të ketë ndodhur ndonjëherë. Ndërsa për takimin e fundit, ku edhe e sulmoi me thikë, u shpreh:

“Ajo më kishte kërkuar që të shiheshim të Shtunën, por unë nuk munda. Kështu që ne u takuam pasdite të Dielën afër shtëpisë, përmes Nizza. Ne ecëm për një kohë të gjatë pastaj thashë se duhej të shkoja lart për të pirë pak ujë. Por kur u ngjita pashë thikën dhe vendosa ta ndëshkoja atë. Vendosa thikën nën xhaketën time, së bashku me duhanin dhe zbrita përsëri tek ajo. Më kujtohet goditja e parë dhe pastaj e fundit”.

ME TE LEXUARAT